Aktori i mirënjohur amerikan, Alec Baldwin, ka thënë se secili person që ka punuar në xhirimet e filmit “Rust” e di saktësisht kë duhet të ‘fajësojë’ për vdekjen e Halyna Hutchins.
Ai foli për incidentin tragjik në Chris Cuomo podcast, duke mbështetur pretendimet e tij të mëparshme se ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës.
“Njerëzit që flasin më së shumti për atë që ndodhi ose spekulojnë për atë që ndodhi ose nuk ishin fare në xhirimet e filmit”, tha ai.
“Të gjithë ata që ishin aty, e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur”, përfundoi Baldwin./prive.al/