Aktori Alec Baldwin bëri një paraqitje të papritur në “Saturday Night Live” këtë fundjavë. Kjo është hera e parë që ai u paraqit në një program që nga aksidenti fatal gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.
Baldwin, i cili më herët udhëhoqi po këtë emision – u shfaq në fund të një skice rreth historive të gjumit për aplikacionin “Calm”, duke proklamuar moton “Mirë të gjithë, le të qetësohemi!”.
Në tetor të vitit 2021, Baldwin ishte në prova të filmit të tij “Rust”, ku për shkak të armës që u shkrep nga aktori u qëllua për vdekje kinematografja Halyna Hutchins si dhe u plagos regjisori Joel Souza./UBTNews/