Aktori Alec Baldwin u kthye në punë pas pothuajse katër muajsh prej kur ndodhi tragjedia në xhirimet e filmit “Rust”, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.
Në një video në Instagram që e publikoi të martën, aktori tha se ishte e çuditshme për të të shkonte në punë.
“Ju tregova se mbaja shënime në një ditar kur udhëtoja dhe punoja. Kjo ishte dita e parë dhe paska e komplikuar. Nuk punoj sa kam punuar. Është e çuditshme të kthehem prapë në punë. S’kam punuar qysh prej tetorit të vitit të kaluar kur ndodhi ajo gjëja e tmerrshme në xhirime dhe vdekja e kinematografes Halyna Hutchins”, theksoi ai.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, Baldwin aksidentalisht qëlloi për vdekje kinematografen Halyna, si dhe plagosi regjisorin Joel Souza gjatë testimit të kamerës në New Mexico./UBTNews