UBT News

Alec Baldwin flet për herë të parë publikisht pas tragjedisë në xhirimet e filmit “Rust”

Aktori Alec Baldwin ka folur për herë të parë publikisht për tragjedinë në xhirimet e filmit “Rust”, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.

Alec Baldwin thotë se ai “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës.

“Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe të tërhiqja këmbëzën. Asnjëherë”, deklaroi ai për ABC News.

Intervista u realizua të martën, dhe do të transmetohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sonte në mbrëmje.

Gjatë intervistës aktori hollivudian u shpreh se Hutchins ishte një njeri që e donin të gjithë, që e admironin të gjithë./UBTNews

Exit mobile version