UBT News

Alec Baldwin e pranoi se karriera e tij mund të marrë fund pas tragjedisë në xhirimet e filmit “Rust”

Aktori Alec Baldwin e pranoi se karriera e tij e aktrimit mund të marrë fund pas tragjedisë në xhirimet e filmit “Rust”, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.

Baldwin deklaroi sërish se “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës gjatë incidentit të 21 tetorit në New Mexico.

Aktori ka mohuar përgjegjësinë për të shtënat fatale me armë zjarri gjatë xhirimeve të një filmi në muajin tetor.

“Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë”, ka thënë Baldwin gjatë një interviste për transmetuesin amerikan ABC më 2 dhjetor.

Alec Baldwin: Unscripted l PART 1

Baldwin njihet më së miri për rolet në filmat sikurse “Glengarry Glen Ross” dhe “The Hunt For Red October”./UBTNews

Exit mobile version