Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz është detyruar të tërhiqet nga përfaqësimi i Spanjës në Kupën Davis për shkak të një edeme në muskulin e kofshës së djathtë.
Ai pritej t’i bashkohej së shpejti ekipit kombëtar në Bolonjë, ku Spanja po përgatitej për ndeshjen e parë të fazës grupore kundër Republikës Çeke.
Ky është një zhvillim zhgënjyes për Alcaraz, i cili edhe pse kishte përjetuar shqetësime gjatë finaleve të ATP kundër Jannik Sinner, kishte shprehur vendosmërinë për të qenë pjesë e skuadrës spanjolle dhe për të ndihmuar në synimin për të fituar Kupën Davis.
Federata spanjolle pritet të njoftojë së shpejti zëvendësuesin e tij në skuadër./S.K/KP/
