Kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright dhe kryeshefi i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi së bashku me kryeshefin e ngrohtores së qytetit “Termokos”, Fisnik Osmani kanë mbajtur sot një takim me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.
Në këtë takim është diskutuar për projektin “Prishtina HeatSave” dhe për qëndrueshmërinë pas përmbylljes së programit.
Ky projekt po implementohet në Prishtinë në kuadër të renovimeve për efiçiencë në ndërtesa banesore.
Përmes këtij projekti, qytetarëve që janë të kyçur në ngrohtoren e qytetit “Termokos”, u mundësohet rregullimi vetanak i temperaturave.
Projekti “Prishtina HeatSave”, në vlerë prej më shumë se nëntë milionëve financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komuna e Prishtinës.