Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollisti i Feronikelit 74, Albin Prapashtica, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të në Albi Mall Superligë.
Prapashtica u dallua në fitoren e skuadrës së tij ndaj Dukagjinit me rezultat 3:0, duke realizuar dy gola dhe duke qenë një nga lojtarët vendimtarë në sigurimin e tri pikëve.
Sipas njoftimit të FFK-së, paraqitja e tij, efikasiteti para portës dhe angazhimi gjatë gjithë ndeshjes bënë që ai të vlerësohej si futbollisti më i mirë i kësaj xhiroje.
Përzgjedhja është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, ndërsa çmimi ndahet tradicionalisht nga FFK-ja në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall.
D.L
