UBT News

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Exit mobile version