UBT News

Albi Mall Superliga vjen me tri duele në program

Sot (e diel) në orar për t’u luajtur janë tri përballje tejet interesante në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ndeshjet e vlefshme për javën e 26-të fillojnë me derbin e Anamoravës, Drita – Gjilani, i cili do të luhet në qytetin e Gjilanit. Më pas Dukagjini pret Feronikelin ’74 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Ndërkaq Fushë Kosova pas triumfit ndaj Ballkanit e pret në “Sami Kelmendi” në Lipjan, skuadrën e Prishtinës.

Përballjet luhen me fillim nga ora 13:00./UBTNews/

Exit mobile version