Sot (e shtune) në orar për t’u zhvilluar janë dy ndeshje në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ndeshja e parë e vlefshme për xhiron e 28-të të kampionatit është ajo ndërmjet Gjilanit dhe Fushë Kosovës, e cila zhvillohet në qytetin e Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani do të kërkoj fitoren në mënyrë që të shpëtojë nga zona e ftohtë, gjilanasit renditen në pozitën e tetë në tabelë, me dy pike më pak se Feronikeli ’74 dhe shtatë më shumë se Fushë Kosova në vendin e nëntë.
Në ndeshjen e radhës, Malisheva do ta presë skuadrën e Dukagjinit në stadiumin “Liman Gegaj”, ku edhe do të kërkoj fitoren për të mos ju shmangur skuadrave të ‘Top 3’. Malishevasit zëjnë vendin e katërt në renditje me 48 pikë kurse, Dukagjini gjendet në vendin e gjashtë me 35 pikë.
Ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00./UBTNews/