Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e xhiros së 21-të që zhvillohen në mesjavë.
Padyshim që vëmendja do të jetë në Gjilan, ku përballen dy gjigantët e futbollit kosovar, Drita dhe Ballkani.
Aktualisht diferenca mes dy klubeve është shtatë pike, me therandasit që janë në vendin e parë ndërsa gjilanasit në të tretin.
Dueli mes Dritës dhe Ballkanit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.
Dy sfida të tjera shumë interesante zhvillohen edhe ajo mes Prishtinës dhe Malishevës si dhe Feronikelit ’74 dhe Gjilanit.
Ndërkohë ditën e enjte në program janë dy duele të tjera për tu zhvilluar.
Dukagjini pret Lirinë, derisa Llapi synon tre pikët ndaj Fushë Kosovës për t’u afruar edhe më shumë në renditje./UBTNews/