UBT News

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthet me pesë ndeshje në program

Sot (e diel) do të zhvillohen pesë ndeshje në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Java e 32-të e kampionatit fillon me duelin ndërmjet Dritës dhe Fushë Kosovës, e cila zhvillohet në qytetin e Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani kërkon fitoren pas gabimit ndaj Dukagjinit javën e kaluar, në mënyrë që të mbetet ende në garën për titull.

Ndërkaq kampioni në fuqi dhe lideri i tabelës, Ballkani, e pret në shtëpi skuadrën e Dukagjinit. Klinasit do të jenë një kundërshtarë mjaft i vështirë për skuadrën e Ilir Dajës, e cila me çdo kusht dëshiron fitorën në mënyrë që ta ruaj pozitën e parë në renditje.

Në ndeshjen e radhës, skuadra e Gjilanit udhtëton te Malisheva, ku pritet në stadiumin “Liman Gegaj”. Pas humbjes ndaj Ballkanit, gjilanasit synojnë një fitore e cila do të ishte shumë e rëndësishme dhe do t’i ndihmonte ata për të ikur nga zona e barazhit.

Teksa, Llapi i Tahir Batatinës pret në “Zahir Pajaziti” Feronikelin ’74. Skuadra nga Podujeva do të tentoj fitoren duke mos i lënë hapsira liderit aktual të shmanget tutje.

Krejt në fund, Prishtina udhëton drejt Prizrenit, ku pritet nga Liria në stadiumin “Përparim Thaqi”. Pavarësisht se prizrenasit edhe matematikisht kanë rënë nga Superliga, ata po zhvillojnë ndeshje të mira dhe nuk do të jetë aq e lehtë sa duket për kryeqytetasit.

Të gjitha përballjet pritet të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./UBTNews/

Exit mobile version