Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është angazhuar edhe zyrtarisht me një rol të ri në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu.
Ai ka deklaruar se Bunjaki do të jetë i angazhuar si zyrtar i administratës brenda kësaj federate
“Po, tashmë është zyrtare që Bunjaki do te jetë pjesë e administratës sime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka deklaruar Salihu për KosovaPress.