Futbollisti kosovar, Alban Ajdini është huazuar te skuadra e Superligës së Zvicrës, Lausanne nga klubi tjetër i Zvicrës, Servette deri në fund të këtij sezoni.
21-vjeçari është gjithashtu pjesë e Kosovës U-21, shkruan Gazeta Express.
Ajdini luan si sulmues anësor, kurse debutimin me ekipin e seniorëve e bëri në korrik të vitit të kaluar.
Momentalisht, Lausanne dhe Servette gjenden në pozitat 6, respektivisht shtatë me nga 19 pikë të tubuara pas 14 xhirove.