UBT News

Alarm për linë e majmunëve në Spanjë pasi tetë burra shfaqin simptoma

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë lëshuar një alarm për një shpërthim të mundshëm të lisë së majmunëve, pasi tetë burra shfaqën simptoma të pajtueshme me infeksionin viral, i cili tashmë është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Portugali.

Në një deklaratë, ministria e shëndetësisë paralajmëroi se tetë rastet e dyshuara – të gjitha në rajonin e Madridit – nuk  janë konfirmuar ende, por treguan se një alarm mbarëkombëtar është lëshuar “për të garantuar një përgjigje të shpejtë, të koordinuar dhe në kohë”.

Një zëdhënës i departamentit rajonal të shëndetit të Madridit tha se rastet e dyshuara po analizohen nga Qendra Kombëtare e Mikrobiologjisë për të marrë një diagnozë përfundimtare./The Guardian/

Exit mobile version