Fitorja 1-0 ndaj Crystal Palace ka sjellë një lajm të keq për Liverpoolin, pasi portieri i skuadrës, Alisson, u dëmtua në minutën e 80-të të ndeshjes. Ai u rrëzua në fushë pasi largoi topin pa presion, duke lënë vendin për debutimin e Vitezslav Jaros.
Kapiteni i “reds”, Virgil van Dijk, shprehu shqetësimin për gjendjen e Alisson, duke thënë se lëndimi i tij duket serioz. “Dëmtimi i Alisson nuk duket mirë. Duket si një dëmtim i kofshës i cili tashmë po e shqetësonte dhe nga i cili u rikuperua,” tha Van Dijk për mediat pas ndeshjes.
Klubi ka njoftuar se Alisson do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Ai ndodhet ende në Angli dhe, në varësi të rezultateve, mund të mungojë për një periudhë të gjatë. Situata po monitorohet me kujdes, duke pasur parasysh rëndësinë e portierit brazilian për skuadrën./UBTNews/