Pavarësisht përmirësimit të situatës financiare të Barcelonës, klubi vazhdon të përballet me borxhe të konsiderueshme nga transferimet e lojtarëve. Sipas një raporti të fundit, Barcelona i detyrohet më shumë se 140 milionë euro klubeve të tjera për blerjet e kryera në vitet e fundit.
Raporti ekonomik i 30 qershorit tregon se borxhi i klubit ndahen në 45 milionë euro në afat të shkurtër dhe mbi 102.6 milionë euro në afat të gjatë. Një nga pagesat më të mëdha është ajo për Robert Lewandowski, për të cilin Barcelona i detyrohet rreth 10 milionë euro Bayern Munichut.
Përveç Lewandowskit, klubi ka detyrime edhe për lojtarë të tjerë si Raphinha, për të cilin është detyrim 559,000 euro në afat të shkurtër dhe 42 milionë euro në afat të gjatë, si dhe për Jules Koundé, për të cilin duhet të paguajë 24.5 milionë euro Sevillas.
Ferran Torres është një tjetër emër i njohur në listën e detyrimeve, me 13 milionë euro për të dy afatet. Edhe pse klubi është në një rrugë të mirë për përmirësimin financiar, këto detyrime vazhdojnë të rëndojnë situatën e tij financiare./UBTNews/