UBT News

Alain Giresse selektori i ri i Përfaqësueses së Kosovës

Alain Giresse sot nënshkroi kontratën dhe mori timonin e drejtimit të Përfaqësueses së Kosovës.

Në një konferencë për media, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi tha se sot i dhanë mbështetjen e plotë dhe i treguan se do të jenë bashkë drejt sukseseve.

Giresse është një trajner futbolli francez dhe ish-lojtar i cili ka luajtur si mesfushor. Ai ndër të tjera ka qenë në krye të Toulouse dhe kombëtares së Gjeorgjisë. Gjithashtu punoi si trajner kryesor i ekipit kombëtar të futbollit të Gabonit dhe u emërua disa muaj pas Kupës së Kombeve Afrikane 2010, menaxher i ekipit kombëtar të futbollit të Malit. Ai ishte trajner i ekipit kombëtar të futbollit të Senegalit nga viti 2013 deri në janar 2015.

“Ekipi i Kosovës ka potencial të mirë gjithashtu edhe perspektivë, unë për atë jam këtu t’i sjellë kompeticion Kosovës dhe ky është qëllimi të arrijmë rezultate të mira, të kemi një bazë të lojtarëve që dëshirojnë të ngriten në nivele”, tha Giresse sot në konferencën për media gjatë prezantimit të tij./UBTNews/

Exit mobile version