UBT News

Alaba mes Realit dhe Bayernit

MADRID, SPAIN - MAY 01: David Alaba (L) of FC Bayern Munich is tackled by Luka Modric of Real Madrid during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Power Sport Images/Getty Images)

Me sa duket, përfaqësuesi i Austrisë, David Alaba, do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e Realit.

Sipas mediave në Spanjë, ai refuzoi të zgjasë kontratën me kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich.

Gjermanët i ofruan një pagë javore prej 200,000 euro, por Alaba mendoi se ishte koha për të ndryshuar mjedisin, kështu që si një futbollist i lirë, ai ka shumë të ngjarë të largohet nga Munichu në qershor.

“Marca” raporton se është arritur një marrëveshje verbale mes dy palëve dhe se ai do të nënshkruajë një kontratë katër-vjeçare për dhjetë milionë euro në sezon.

Manchester United ishte gjithashtu i interesuar për lojtarin, por i cili hoqi dorë më herët, duke besuar se kërkesat e lojtarëve dhe Bayern ishin shumë të larta.

Reali dëshiron të merr një lojtar me përvojë, i cili mund të luajë mirë si mbrojtës i majtë dhe mbrojtës qendror.

Alaba ka qenë në Bayern që kur ishte 16-vjeç, luajti 404 ndeshje për bavarezët dhe shënoi 32 gola.

Exit mobile version