David Alaba do ta vazhdoj karrierën në Spanjë pas përfundimit të këtij edicioni.
Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar të enjten, se Alaba këtë verë do të transferohet si futbollist i lirë te Real Madridi pasi kontrata me Bayern Munichun i skadon në qershor.
Madje, thuhet se Alaba tashmë ka arritur marrëveshje me Realin, ekip me të cilin ka firmosur parakontratë. Alaba është pajtuar me një marrëveshje katërvjeçare dhe pagë vjetore mbi 15 milionë euro te Reali. 28-vjeçari, do të jetë përforcimi i parë i Realit për sezonin e ri.
Ai te madrilenët shihet si lojtar i duhur, i cili pa problem mund të luajë në mesfushë dhe mbrojtje. Alaba prej vitit 2011 është pjesë e Bayernit kurse këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 25 ndeshje për bavarezët.