UBT News

Al-Thawadi: Diku 400-500 punëtorë migrantë kanë vdekur gjatë përgatitjeve të Kupës së Botës

Shefi i Kupës së Botës, Hassan Al-Thawadi tha se diku mes 400 dhe 500 punëtorë migrantë kanë vdekur si rezultat i punës së bërë në projektet e lidhura me turneun, një shifër më e lartë sesa kanë deklaruar më parë zyrtarët e Katarit.

Në një intervistë me Piers Morgan që u transmetua në TalkTV të hënën, Al-Thawadi u pyet për numrin e vdekjeve të punëtorëve migrantë gjatë përgatitjeve dhe ai deklaroi: “Vlerësimi është rreth 400, mes 400 dhe 500”.

“Nuk e kam numrin e saktë të viktimave, kjo është diçka që është diskutuar. Një vdekje është shumë, është kaq e thjeshtë”, deklaroi ai tutje.

Al-Thawadi shtoi: “Unë mendoj se çdo vit standardet e shëndetit dhe sigurisë po përmirësohen, të paktën në vendet tona, vendet e Kupës së Botës, ato për të cilat ne jemi përgjegjës, padyshim”./UBTNews/

Exit mobile version