UBT News

Al Pacino baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare

Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82 vjeçare.

E dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë, sipas TMZ.

Aktori ka edhe vajzën Julie, 33 vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22 vjeç, me Beverly D’Angelo.

Al Pacino dhe Alfallah ndezën thashethemet për romancë, teksa u fotografuan së bashku në një darkë në prill të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, në atë kohë, burime të shumta thanë se çifti kishin qenë në lidhje që nga pandemia./lapsi.al

Exit mobile version