Aktorja dhe regjisorja, Asia Argento e ka akuzuar regjisorin e “The Fast and Furios”, Rob Cohen, për ngacmim seksual.
Ajo i tha gazetës italiane “Il Corriere della Sera” se Cohen abuzoi me të dhe e detyroi të pinte GHB, një drogë që lidhet me sulme seksuale.

Ndërkaq një burim tha se këto janë “shpifje”. Argento pretendon se sulmi ndodhi gjatë xhirimit të filmit aksion XxX në 2002./UBTNews