UBT News

Akuzohet për blerje votash, procedohet presidenti i PSG-së

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, është vënë nën hetim në Francë për përfshirje në një skemë të dyshuar të blerjes së votave në këshillin e administratës së grupit mediatik Lagardère. Hetuesit dyshojnë se ai ndikoi në ndryshimin e një votimi kyç në vitin 2018 gjatë betejës për kontrollin e kompanisë midis miliarderëve Vincent Bolloré dhe Bernard Arnault.

Pavarësisht ndryshimit të votës, Bolloré mori kontrollin e grupit në vitin 2023. Al-Khelaïfi ende nuk ka komentuar për akuzat, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet mbi ndërhyrjet e mundshme të paligjshme./UBTNews/

Exit mobile version