Aktoret kryesore të serialit “Sex and the City” i kanë ofruar mbështetje dy grave që e kanë akuzuar aktorin Chris Noth për sulm seksual.
Aktoret Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis thonë se janë “thellësisht të prekura” me rastin.
“Ne i mbështesim gratë që i evidentuan dhe ndanë eksperiencat e tyre të dhimbshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.
Noth mohoi akuzat, duke i cilësuar si “tërësisht të rreme”. Ai luajti rolin e Mr Big në serialin e famshëm./UBTNews