UBT News

Akuza për tradhti drejt reperit Kanye West

Mediat e huaja raportojnë se reperi Kanye West e tradhtoi Kim Kardashian pasi lindi dy fëmijët e parë – dhe kënga “Hurricane” është dedikim për të.

Burime të shumta thonë se kënga “Hurricane” e albumit “Donda” i është dedikuar asaj, albumi i tij i fundit që u publikua me shumë bujë dhe polemika.

“Kënga është në njëfarë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim dhe marrje e përgjegjësisë për prishjen e martesës së tyre”, tha një burim i brendshëm.

Ky burim për mediat e huaja tha se ajo femër që u përmend në këngë nuk është Irina Shayk, përkundër thashethemeve që qarkulluan.

Kanye West - Hurricane (Official Audio)

Në këngë thuhet se Kanye nuk ka shkuar kurrë në rezidencën e tyre milionë dollarëshe.

Kim në muajin shkurt kishte paraqitur kërkesë për divorc./UBTNews

Exit mobile version