Andrew Cuomo, guvernatori i shtetit të New York, është marrë në pyetje për 11 orë nga prokuroria, rreth akuzave për ngacmime seksuale ndaj disa grave mes të cilave dhe disa ish-bashkëpunëtore.
Pyetjet u bënë nga dy profesionistë të jashtëm të punësuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm në kuadër të një hetimi të pavarur: ish-prokurori Jon Kim dhe avokatja An Klark.
Sipas medieve amerikane, ka pasur momente tensioni, sidomos kur Cuomo ka akuzuar Kim se nuk ishte i pavarur, për shkak të disa hetimeve të kryera nga prokurori ndaj guvernatorit dhe aleatëve të tij.
Këto kohë Kim dhe Klark kanë mbledhur dëshmitë e grave që kanë akuzuar Cuomon për sjellje të papërshtatshme, mes përqafimeve jo të kërkuara, puthje, përkëdhelje dhe batuta. Gjatë hetimeve janë dëgjuar dhe anëtarë të stafit të guvernatorit.
Me marrjen në pyetje dhe hetimi mbërrin drejt fundit, teksa dyshja do i dorëzojnë përfundimet e tyre në duart e prokurores së përgjithshme Letisia James. Në fund të verës pritet të dalë raporti përfundimtar./dritare.net