DJ italian, Francesco Facchinetti zyrtarisht ka ngritur akuza ndaj Conor McGregorit pasi pretendon se ky i fundit e sulmoi fizikisht atë gjatë një eventi në Romë, të shtunën e javës së kaluar.
Sipas CNN-it, Facchinetti dhe avokati i tij ngritën akuzat ndaj tij të martën, dhe ai deklaroi se arsyeja pse e mori një vendim të tillë është që “bota duhet ta dijë që ai është i rrezikshëm”, duke iu referuar McGregorit.
Policia e Mariano Comasco, Como, në Itali konfirmoi se akuzat ndaj tij u ngritën.
Raportohet se incidenti ka ndodhur në hotelin St-Regis, kur Facchinetti dhe ekipi i tij po largoheshin nga një aheng ku ishin të pranishëm McGregori dhe e fejuara e tij, Dee Devlin. Facchinetti tha se McGregor e goditi atë në hundë dhe gojë, ku për pasojë ia theu hundën./UBTNews