UBT News

Aktorja Viola Davis portretizon Michelle Obama-n në serialin e ri

Fituesja e çmimit Oscar, aktorja Viola Davis do ta portretizojë ish-Zonjën e Parë të Amerikës, Michelle Obama, në serialin e ri, “First Lady”. Ky serial që do të lansohet gjatë këtij viti, flet për historinë e grave të martuara me tre presidentët amerikanë.

Në serialin dhjetëpjesësh do të luajnë edhe Michelle Pfeiffer në rolin e Betty Ford dhe Gillian Anderson në rolin e Eleanor Roosevelt. Traileri i serialit u publikua.

The First Lady (2022) Official Trailer | SHOWTIME

Davis fitoi një çmim Oscar në vitin 2017 për filmin “Fences”, dhe është e njohur edhe për rolet e saj në filmat “The Help”, “Widows” dhe “Suicide Squad”, dhe për shou-in televiziv, “How to Get Away with Murder”./UBTNews

Exit mobile version