Aktorja ukrainase, Milla Jovovich, foli me zemër të thyer pas pushtimit të vendit të saj nga Rusia.
Të premten, aktorja ukrainase shkroi një postim të gjatë në Instagram për atë çfarë i ndodhi vendit të saj të lindjes.
“Vendi im dhe njerëzit po sulmohen. Miqtë dhe familjarët po fshihen. Gjaku dhe rrënjët e mia vijnë nga Rusia dhe Ukraina. Jam shqyer në dysh ndërsa shikoj tmerrin që shpaloset, vendin duke u shkatërruar, familjet teksa po shpërngulen. Më kujtohet lufta në vendlindjen e babait tim në ish-Jugosllavi dhe storiet që familja i tregon dhe traumën dhe terrorin që e përjetuan. Luftë. Gjithmonë luftë. Liderët që s’mund të sjellin paqe. Shkalla e pafund e imperializmit. Dhe gjithmonë, njerëzit e paguajnë me gjak dhe lot”, deklaroi ajo.
Jovovich lindi në Kiev. Nëna e saj është ruse dhe babai serb. Ajo e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj të hershme në Moskë, qytetin e lindjes së nënës të saj. Në vitin 1980, kur ajo ishte pesë vjeç, familja u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe u transferua në Londër përpara se të vendosej përfundimisht në Los Anxhelos./UBTNews/