Aktorja britaniko-aziatike Parminder Nagra ka thënë se një herë ishte refuzuar për një rol në një shfaqje të njohur amerikane sepse ata “tashmë kishin një person indian”.
Ajo ka thënë se kishte dëgjuar producentë të një produksioni të cili nuk i ka dhënë emër, të thoshin “shumë njerëz të kafenjtë” nuk do të shiteshin.
Nagra u bë e njohur në filmin britanik “Bend It Like Beckham” më 2002 para se të shfaqej në seritë amerikane “ER”, shkruan BBC.
“Po diskutojmë çdo herë e më shumë dhe gjërat kanë ecur përpara”, ka thënë ajo, teksa ka rikujtuar bisedën që kishte zhvilluar në atë kohë kur donte të bëhej pjesë e shfaqjes.
“E kujtoj që kërkoja punë pasi një aktore ishte larguar – ishte një shfaqje e njohur këtu. Kujtoj se telefonova agjentin tim dhe i thash nëse mund të më sugjeronte. Fjala që më erdhi si përgjigje ishte se ata tashmë kishin një person indian në ekipin e tyre”, ka thënë ajo.
“Thash, ‘po, por unë jam krejtësisht person ndryshe nga ai’. A do të ndodhë ndonjëherë që të thonë, ‘Jo, ne tashmë e kemi një person të bardhë në shfaqje’”.