Aktorja Sarah Hyland thotë se e kishte menduar vetëvrasjen pasi transplantimi i veshkës dështoi. Aktorja e “Modern Family” ka displazi të veshkave, e cila ndikon në strukturën e organit, teksa kujtonte se sa keq ndihej kur duhej të hynte në dializë tri herë në javë, pasi trupi i saj kishte refuzuar organin e parë donator që e kishte marrë.
Hyland tha: “Çfarë duhej të bëja? Aty e mendova vetëvrasjen. Doja të shmangia refuzimin dhe të qenit në dializë në të gjitha mënyrat”, ka treguar ajo.
“Thjesht nuk kisha energji dhe mendoja: “Kjo është e vështirë për mua të vazhdoj. Ndoshta do të ishte më e lehtë për të tjerët”.
Por Sarah – e cila iu nënshtrua për herë të dytë transplantit – dha më të mirën nga vetja të dukej mirë. Ajo shtoi: “Kur rritesh tërë jetën duke pasur probleme shëndetësore dhe duke pasur dhimbje, duhet të mësohesh të aktrosh që je mirë…përndryshe do të shihesh si person i dobët, patetik e i mërzitur”.
Aktorja e pranoi se ndonjëherë ka vështirësi kur kujton ditët në punë për shkak të gjendjes të saj shëndetësore që e dërmoi atë./UBTNews/