UBT News

Aktorja Rebel Wilson thotë se menaxhmenti i saj ishte kundër që ajo të humbte peshë

Aktorja Rebel Wilson tha se menaxhmenti i saj ishte kundër humbjes në peshë sepse roli i saj si “vajza e shëndoshë qesharake” në një varg filmash të suksesshëm i kanë sjellë asaj të ardhura.

Aktorja australiane, 41-vjeçare, humbi më shumë se 35 kilogramë pasi iu përkushtua fitnesit dhe një diete rigoroze në vitin 2019. Por ajo e pranon se vendimi për ta ndryshuar stilin e jetës u ndesh me disa kundërshtime në disa qarqe.

Në një intervistë për BBC aktorja deklaroi: “Mora shumë kritika nga ekipi im, këtu në Hollywood, kur thashë në rregull, do t’ia përkushtojë këtë vit shëndetit, dua ta transformoj veten dhe jeten time. Dhe ata më thanë pse? Pse do ta bësh këtë? Sepse unë fitova miliona dollarë duke qenë ajo vajza e shëndoshë dhe ai person”.

Pavarësisht se ishte gjithmonë rehat me peshën e saj, Rebel pranon se ushqimi u bë një mekanizëm mbrojtës që e ndihmoi të shpëtonte nga emocionet e saj në rrugëtimin e saj si aktore./UBTNews

Exit mobile version