Ylli i “Briderton”, Nicola Coughlan u ka kërkuar fansave të mos komentojnë peshën e saj, duke thënë se ‘është shumë e vështirë ta bart peshën e mijëra opionioneve rreth dukjes së saj’.
35-vjeçarja u kërkoi fansave që nëse kanë ndonjë mendim rreth dukjes së saj, të mos e ndajnë me të.
“Shumë njerëz janë në rregull dhe po tentojnë të mos ofendohen, por unë jam qenie njerëzore dhe është e vështirë ta bart me vete peshën e mijëra opinioneve rreth dukjes që ju m’i dërgoni çdo ditë”, shkroi ajo mes tjerash.
Sezoni i dytë i “Bridgerton” do të transmetohet në Netflix më 25 mars./UBTNews