Aktorja meksikane, Melissa Barrera u përjashtua nga vazhdimi i ardhshëm i filmit, “Scream”, pasi produksioni tha se postimet e saj të fundit pro-Palestinës janë antisemitike.
Ylli i filmit ka postuar rregullisht në lidhje me konfliktin Izrael-Gaza. Gjithashtu rishpërndau edhe një postim në të cilin e akuzonte Izraelin për “gjenocid dhe spastrim etnik”.
Kompania prodhuese Spyglass tha se ka “zero tolerancë për antisemitizmin dhe nxitjen e urrejtjes në çdo formë”.
Postime të tjera të shpërndara nga Barrera gjatë javëve të fundit ishin edhe për shtrembërimin e Holokaustit “për të nxitur industrinë izraelite të armëve” dhe një tjetër duke thënë se Gaza “aktualisht po trajtohet si një kamp përqendrimi”.
Një zëdhënës i kompanisë tha për Variety se qëndrimi i saj ishte “pa dyshim i qartë”./UBTNews/