Ylli i Holliwood-it, Margaret Qualley, ka zbuluar se protezat që ajo mbajti në filmin horror të vlerësuar shumë nga kritikët, “The Substance”, shkaktuan aq shumë dëmtime në lëkurën e saj saqë iu desh rreth një vit për t’u rikuperuar.
“Fytyra ime ishte fëlliqur aq shumë atë kohë, “ i tha Qualley Josh Horowitz-it në podcast-in “Happy Sad Confused”.
“Ata nuk mund të më më kapnin më pamje të fytyrës në fund të filmit,” tha ajo në episodin e publikuar të hënën.
Qualley shtoi se protezat shkaktuan puçrra të cilat zgjatën edhe kur ajo po xhironte filmin e saj të radhës “Kinds of Kindness”.
“E njihni personazhin që ka gjithë ato puçrra? Ato ishin vetëm puçrrat e mia nga protezat, “ tha Qualley.
“Dhe unë thashë, ‘Oh, kjo është në të vërtetë disi e përsosur. Unë jam duke luajtur të gjithë këta personazhe të ndryshëm [në ‘Kinds of Kindness’]. Për njërën prej tyre, ne do të përdorim të gjitha aknet e mia të çmendura.’ Po, më është dashur ndoshta një vit për t’u rikuperuar fizikisht nga e gjithë kjo.”
Duke përdorur protezën dhe efekte tjera praktike, “The Substance” përshkruan historinë e aktores së njohur dhe gurusë së fitnesit Elisabeth Sparkle, e luajtur nga Demi Moore, që shkarkohet nga puna nga shefi në ditëlindjen e saj të 50-të. Ajo mëson për një drogë të tregut të zi të njohur si Substanca, që i premton asaj një version më të ri të quajtur Sue, të luajtur nga Qualley, me disa paralajmërime.
Filmi hyn në zhanrin horror-trupor, kështu që Sue del në mënyrë të llahtarshme nga një e çarë në shtyllën kurrizore të Elisabeth dhe, marrëdhënia e tyre bëhet shkatërruese, të dy trupat e tyre prishen në një shëmbëlltyrë për grackat e ndjekjes së rinisë së përjetshme.
Pa dhënë shumë detaje zbuluese, gjithçka arrin kulmin në një akt përfundimtar që i jep kuptim të ri termit “banjë gjaku”.
Në fund të filmit, Qualley veshi një kostum protezë që ajo e përshkroi si “një dhomë torture” për ‘LA Times’.
“Ne do ta vazhdonim këtë derisa të pësoja ndonjë sulm paniku,” tha ajo. “Dhe gjëja joshëse është që ti dëshiron ta heqësh protezën, por sigurisht që nuk mund ta bësh këtë, sepse do të merrte dhe lëkurën tënde me vete.”
Proteza mund të zgjasë “diku nga gjashtë deri në nëntë orë e gjysmë”, tha Moore për Access Hollywood në Golden Globe Awards. Ajo shtoi se u deshën “të paktën një orë e gjysmë për t’i hequr të gjitha”.
Filmi, i cili është filmi i dytë i shkrimtares dhe regjisores franceze, Coralie Fargeat, u konsiderua një sukses për kritikët. Veçanërisht shfaqjet e Moore dhe Qualley po marrin shumë çmime, me Moore që mori një Golden Globe për interpretimin më të mirë nga një aktore femër në një film muzikor ose komedi.