Aktorja franceze, Lea Seydoux mund të mungojë në Festivalin e Kanës pasi u infektua me COVID-19. Aktorja u vaksinua plotësisht dhe është asimptomatike – shfaqet në katër filma në Festivalin më të madh të filmit.
Eventi po mbahet në French Riviera, ndonëse organizatorët po insistojnë që masat që respektohen strikt.

Të katër filmat e saj do të transmetohen javën tjetër. Tre nga këta filma po synojnë çmimin “Palme d’Or”, çmimi kryesor në Kanë. Seydoux më parë fitoi çmimin në 2013 për performancën e saj në “Blue is the Warmest Color”./UBTNews