UBT News

Aktorja latine e cila do të luajë Borëbardhën u përgjigjet kritikave për përzgjedhjen e saj

Aktorja Rachel Zegler i është përgjigjur kritikave për përzgjedhjen e saj për të luajtur Borëbardhën në një xhirim të ardhshëm.

“Unë kurrë në një milion vjet nuk e kam imagjinuar se kjo do të ishte një mundësi për mua” tha Zegler, e cila është me origjinë kolumbiane. “Veçanërisht Borëbardha, në përgjithësi ju nuk shihni normalisht Borëbardha që janë me origjinë latine”.

Përzgjedhja e Zegler u kritikua fillimisht nga disa njerëz që vunë në dyshim se pse një aktore latine po luante një personazh të njohur për “lëkurën e bardhë si bora”.

Aktorja tha se fillimisht ishte “një gjë e madhe që ishte trnding në Twitter për ditë të tëra, sepse njerëzit ishin të zemëruar”.

Zegler tha se personazhi i Borëbardhës, ishte kulturalisht e rëndësishme për komunitetin latin dhe shihej si një “ikonë e madhe”.

Zegler fitoi famë pasi luajti rolin e Marias në “West Side Story”, për të cilin ajo mori Golden Globe për Best Actress in a Motion Picture.

Filmi u shqua për përfshirjen e aktorëve latinë në role latine dhe Zegler tha, “ne po përfaqësojmë siç duhet njerëzit për të cilët flet kjo histori”.

Adaptimet e mëparshme të “West Side Story” kërkuan aktorë të bardhë për të luajtur karaktere latine, ku Zegler përmendi filmin e vitit 1961 i cili “e humbi atë shenjë kulturore”./UBTNews/

Exit mobile version