Aktorja franceze, Adèle Haenel ka deklaruar se po largohet nga bota e filmit për “shkaqe politike”.
Adèle Haenel, ylli i filmave, “Portrait of a Lady on Fire” dhe “Deerskin”, i ka dërguar një letër revistës franceze Télérama në të cilën ajo shpjegon arsyet e saj për largimin nga industria e filmit.
34-vjeçarja e cila më parë kishte treguar se ishte abuzuar nga regjisori Christophe Ruggia mes moshës 12 dhe 15 vjeç, shtoi se industria franceze e filmit ka reaguar me indiferencë ndaj akuzave të #MeToo./UBTNews/