UBT News

Aktorja flet për rolin si Marilyn Monroe: Të gjithë filluan të qanin

Ana De Armas foli për herë të parë për filmin e saj të ardhshëm “Blonde”, ku ajo portretizon Marilyn Monroe.

Të premten, aktorja kujtoi herën e parë që u pa në pasqyrë pasi u shndërrua në personazhin e saj. “Të gjithë në dhomë filluan të qanin. Unë mund t’ju them se ishte shumë emocionuese. U bë e vërtetë… e dini?’ u shpreh Ana për Sunday Today .

“Kisha mijëra veshje , kam bërë mbi njëqind ndryshime në garderobë në film, dhe më pas bëra veçmas, teste flokësh dhe make-up. Pra, ajo ditë ishte disi si… u ndje sikur ajo ishte kthyer apo diçka tjetër. Nuk e di… emocionohem duke menduar për këtë’.

Blonde bazohet në jetën e yllit ikonë, duke e përshkruar karrierën e saj përmes jetës së saj si Norma Jeane Mortenson dhe më pas si Marilyn Monroe. Filmi është prodhuar nga kompania e Brad Pitt, Plan B, dhe do të jetë në Netflix më 23 shtator.

Kasti përfshin gjithashtu Adrien Brody si Arthur Miller dhe Bobby Cannavale si Joe DiMaggio.

Ana ka lindur në Kubë dhe për të mbuluar theksin e saj natyral, ajo punoi me një trajner dialektesh për një vit për t’u përgatitur për rolin. Ajo më parë pranoi se kishte probleme me procesin e studimit të zërit të Monroe.

“Më u deshën nëntë muaj stërvitje dialektesh, praktikë dhe disa seanca ADR [për të marrë theksin e duhur]”, tha ajo për London Times. “Ishte një torturë e madhe, shumë rraskapitëse”./lapsi.al

Exit mobile version