Llogaritë e mediave sociale të Jung Ho-Yeon kanë shpërthyer që kur “Squid Game” mbërriti në Netflix, transmeton UBT News.
Pas mega-suksesit të shfaqjes më të njohur tani për tani të Netflix, kasti i serialit u vendos papritur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare!
Një aktore, në veçanti, ka parë një rritje masive të numrit të ndjekësve të saj në Instagram, aktorja Jung Ho-Yeon e cila është vajza më e re e Netflix!
Brenda pothuajse dy javëve, aktorja ka mbërritur shifrën prej 9.8 milionë ndjekësve.
Jung Ho-Yeon është një modele e Koresë së Jugut e cila kohët e fundit është përhapur në botën e aktrimit, me “Squid Game” i cili është roli i saj i parë ndonjëherë.
Ho-Yeon tashmë kishte fituar famë pasi konkurroi në Korea Next Top Model ku përfundoi në vendin e dytë.