UBT News

Aktorja e “Squid Game” me mbi 13 milionë ndjekës në Instagram brenda disa javësh

Aktorja e serialit “Squid Game”, HoYeon Jung u bë aktorja më e ndjekur e Koresë në Instagram.

Pop Crave dha lajmin në Twitter të martën, ku mes tjerash u bë e ditur se aktorja fitoi mbi 13.2 milionë ndjekës brenda disa javësh. Para tri javësh, në fillim të shtatorit, aktorja kishte vetëm 400 mijë ndjekës.

“Ylli i ‘Squid Game’ HoYeon Jung është zyrtarisht aktorja koreane më e ndjekur në Instagram me mbi 13.2 milionë ndjekës. Ndjekësit e saj janë rritur nga 400 mijë në më shumë se 13.2 milionë në më pak se tri javë”, thuhet në njoftimin e Pop Crave.

Pavarësisht kësaj deklarate, Kim Ji-soo, që njihet si Jisoo, këngëtare dhe aktore koreane ka 47.6 milionë ndjekës.

HoYeon Jung njihet si modele në Korenë e Jugut. Ajo u shfaq edhe në kopertinat e “Vogue” dhe është renditur në “Top 50 modelet më të mira të modës” nga models.com. Aktorja portretizon rolin e Kang Sae-byeok në këtë serial./UBTNews

Exit mobile version