UBT News

Aktorja e Squid Game fytyra më e re e markës Louis Vuitton

Aktorja Jung Ho-yeon iu bashkua grupit BTS, si ambasadorja më e fundit globale e shtëpisë së modës, Louis Vuitton, transmeton UBT News.

Vetëm brenda dy javësh, llogaria e aktores Ho Yeon Jung në Instagram arriti nga 400,000 ndjekës në mbi 14 milionë.

Me origjinë nga Seuli i Koresë së Jugut, fama e saj vjen pasi “Squid Game”, një triller psikologjik në të cilin ajo luan personazhin kryesor, ka thyer rekordet e Netflix si shfaqja më e shikuar në botë.

Por tani mund të thuhet se ky është një sukses i së kaluarës. Së fundi ajo është zgjedhur nga Louis Vuitton për t’u bashkuar me grupin e ambasadorëve globalë të markës, përcjell UBT News.

Në vitin 2016, aktorja bëri debutimin e saj në pistë si një modele ekskluzive e Louis Vuitton, para se të merrte pjesë në Maison Pre-Fall në 2017.

“Unë menjëherë u dashurova me talentin e madh dhe personalitetin fantastik të Hoyeon”, tha drejtori kreativ, Nicolas Ghesquière. “Mezi pres të filloj këtë kapitull të ri të udhëtimit”.

Ndërsa aktorja Ho-yeon Jung shtoi se: “Tani është një nder të filloj karrierën time të aktrimit me Louis Vuitton, markë për të cilën unë kam modeluar. Mezi pres të përjetojë të gjitha momentet me Louis Vuitton si një ambasadore globale”./UBTNews/

Exit mobile version