Kirsten Dunst është shfaqur në më shumë se 80 filma gjatë karrierës së saj prej tre dekadash në Hollywood, por edhe ajo nuk është imune nga standardet e pamundura të bukurisë të industrisë, përcjell UBT News.
Në një intervistë të re për Netflix, aktorja kujtoi që “producentët donin t’i rregullonin dhëmbët” – dhe zbuloi se shoqja e saj regjisore, Sofia Coppola, ndihmoi në rritjen e konfidencës së saj.
Duke parë rolin e saj në filmin e Coppola-s të vitit 1999 “The Virgin Suicides”, Dunst tha: “Ishte hera e parë që u pashë si një grua e bukur dhe ishte një femër që më dha këtë [vetëbesim] … ishte shumë fuqizuese për mua në atë moshë për sa i përket mënyrës se si ndihesha për veten dhe bukurinë time”.
“Ajo thjesht më dha shumë vetbesim që e mbajta gjatë gjithë karrierës sime përsa i përket producentëve që donin të rregullonin dhëmbët e mi… Njerëzit thjesht përpiqen të ndryshojnë dhe manipulojnë aktoret e reja në një mënyrë që t’i bëjnë ato të njëjta”.
Në një intervistë në nëntor me Independent, aktorja zbuloi se ishte një nga producentët e filmit “Spider-Man” të vitit 2002 (film ku ajo luajti si Mary Jane) i cili së pari e nxiti atë të rregullonte buzëqeshjen e saj dhe e çoi atë te dentisti për ta bërë këtë./UBTNews/