UBT News

Aktorja e parë transgjinore që fitoi çmim në Golden Globe

Për performancën e saj në serialin “Pose”, Michaela Jaé Rodriguez fitoi çmimin e parë në Golden Globe – dhe shënoi histori. Ajo u nderua me çmim në Golden Globe për performancën më të mori në serialin televiziv me rolin e saj si Blanca në sezonin e tretë dhe të fundit. Me këtë çmim ajo u bë aktorja e parë transgjinore që fitoi çmim prestigjioz.

“Kjo është dera që do të hapë edhe shumë dyer tjera për të rinjtë e talentuar. Ata do ta kuptojnë se kjo është më se e mundshme. Ata do ta shohin një vajzë të talentuar nga qyteti Newark në New Jersey që kishte një ëndërr, t’ua ndryshonte mendjen të tjerëve me dashuri. DASHURIA TRIUMFON”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

Ceremonia e këtij viti është mbajtur si kurrë më parë: pa pjesëmarrje të yjeve të filmit dhe pa transmetim televiziv. Një format i tillë është rezultat i supozimeve për korrupsion dhe mungesë të diversitetit në trupin votues.

Rodriguez u nominua edhe në Emmy 2021 për performancën e saj si Blanca, duke u bërë aktorja e parë transgjinore që nominohet edhe për këtë çmim prestigjioz./UBTNews

Exit mobile version