UBT News

Aktorja e njohur vuan nga skleroza e shumëfishtë

US actress Christina Applegate arrives for the 71st Emmy Awards at the Microsoft Theatre in Los Angeles on September 22, 2019. (Photo by VALERIE MACON / AFP) (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP via Getty Images)

Aktorja Christina Applegate ka njoftuar se është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë. 49-vjeçarja, e njohur për rolet në “Bad Moms”, “Married… with Children” dhe “Dead to Me”, publikoi një shkrim në Twitter, duke njoftuar se është diagnostikuar muaj më parë.

“Ishte një rrugëtim i vështirë. Por mora mbështetje nga njerëzit që janë në po këtë gjendje”, shkroi mes tjerash ajo.

Skleroza e shumëfishtë prek sistemin nervor qendror dhe konsiderohet një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e veta të shëndetshme.

Nuk ka shërim për sklerozën e shumëfishtë, e cila njihet edhe si MS, por shumë njerëz janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre dhe të përshtaten me stilet e reja të jetesës pas diagnozës./UBTNews

Exit mobile version