Aktorja e njohur, Natalie Portman ka themeluar së fundmi ekipin e saj të futbollit, Angel City FC.
Klubi i skuadrës ka shitur tashmë 16 mijë bileta sezonale dhe qëllimi i krijimit të tij është të propozojë një kulturë futbolli të femrave që do të jetë e barabartë me atë të meshkujve.
“Gjithçka filloi kur pashë djalin tim duke mitizuar lojtarë si Megan Rapinoe dhe Alex Morgan në të njëjtën mënyrë që bëri me Lionel Messin apo Karim Benzema. E kuptova menjëherë se sportistët mund të ndryshojnë shpejt. Ëndrra jonë është të bëjmë futbollin e femrave të barabartë me futbollin e meshkujve në mbarë botën” u shpreh Natalie për The Guardian.
Gjithashtu aktorja zbuloi se përmes partneritetit të klubit me sponsorët, ata kanë mbjellë shtatë kopshte në shkollat fillore lokale, kanë dhuruar kostume sportive për lojtarët e rinj dhe kanë shpërndarë mijëra vakte për të uriturit. Ndeshja e parë e Angel City do të jetë kundër San Diego Wave FC për NWSL Challenge Cup./lapsi.al