Aktorja e mirënjohur shqiptare, Monika Lubonja u infektua me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja përmes një shkrimi në Facebook, ku tha se kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me të.
“Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne. Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19. Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin , pijmë kafe, shkojmë dhe për dreka, a darkojmë, qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo, po në fund e puthim. Po, po e puthim fort, madje më fort, aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh””, shkroi mes tjerash aktorja e njohur.
Ajo tha se është izoluar në shtëpi dhe apeloi që ata që janë të prekur me COVID-19 t’i njoftojnë të tjerët, në mënyrë që të mos i rrezikojnë ata./UBTNews