Barbie Ferreira së fundmi tha për Insider se shumë lajme që pretendojnë se ka pasur tension gjatë prodhimit të sezonit 2 të “Euphoria”, e të cilat sipas saj, janë të pavërteta.
Ferreira ishte subjekt i disa thashethemeve që pretendonin se ajo u grind me krijuesin e serialit Sam Levinson rreth personazhit të saj, Kat. Mosmarrëveshja e supozuar e Ferreiras dhe Levinson thuhet se çoi që Kat të merrte më pak minutazhë para ekranit në sezonin 2.
“Ajo që është interesante për këtë sezon është se ka shumë më shumë sy në të, saqë edhe cikli i lajmeve ka qenë kaq interesant për t’u parë”, tha Ferreira. “Kam parë shumë gjëra të ndryshme dhe shumë prej tyre janë të pavërteta, dhe disa prej tyre janë gjëra të vogla të zakonshme”.
Daily Beast publikoi një raport javën e kaluar, në të cilin aktorët e sfondit pretendonin se kishte kushte pune shumë toksike në shfaqje dhe disa nga ankesat përfshinin mos sigurimin e ushqimit në kohë dhe moslejimin e njerëzve që të përdornin banjën.
HBO ka mohuar raportet se “Euphoria” kishte një prodhim toksik, duke thënë për Variety se, “Mirëqenia e aktorëve dhe ekuipazhit në produksionet tona është gjithmonë një prioritet kryesor. Prodhimi ishte në përputhje të plotë me të gjitha udhëzimet e sigurisë dhe protokollet e repartit”.
Bashkëylli i Ferreiras, Jacob Elordi gjithashtu mbrojti orët e gjata të xhirimeve të serialit.
“Euphoria” u bë seriali i dytë origjinal më i shikuar i HBO-së në sezonin e tij të dytë, pas “Game of Thrones”. Seriali do të rikthehet për një sezon të tretë më vonë. Ferreira tha për Insider se shpreson që episodet e reja të eksplorojnë më tej “jetën e brendshme fantazi” të Kat./UBTNews/